Slider

Konsulencë mbi Performancën e Aktivitetit dhe Manaxhimin e Riskut

Advisory, HAT Finance

Konsulencë mbi Performancën e Aktivitetit dhe Manaxhimin e Riskut

Konsulencë Financiare

Analize e projektit – Studio bashkëpunon me cdo Ndërmarje ose Profesionist që dëshëron te hape nje aktivitet te ri. Analizon dhe krahason treguesit e sektoreve të ndryshem si edhe jep mendime ne lidhje me rentabilitetin e projektit.

Pergatitjen e planeve te biznesit - per nevojat e drejtuesve dhe per palet e treta, rivleresim aktivitetesh, keshillime biznesi mbi mundesite e zhvillimit, keshillime per fillim aktiviteti tregtar etj. Konsulenca fiskale, per njohjen dhe zbatimin e ligjislacionit fiskal.

Analize e struktures juridike dhe administrative - Ofron asistencën e saj ne lidhje me përmbushjen e te gjitha procedurave administrative. Duke filluar qe nga zgjedhja e regjimit tatimor dhe atij kontabel. Instrukton subjektet ne lidhje me proceduarat e regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të regjistrimit (QKR) , Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Inspektoriatit Shtetëror të Punes si edhe pranë organeve vendore.

Studim financiar dhe fiskal per projektin - Studio ofron sherbimin e saj që në fazen e nisjes (start up), duke sugjeruar format me te mira te financimit per aktivitetin e ri si edhe duke bashkepunuar me institucionet financiare gjatë proceduarave te kontraktimit për kredi. Studio ofron mundësine per te berë parashikime mbi termat financiar dhe ekonomik të cilat janë te lidhura ngushte me vijueshmërinë e aktivitetit.

Formim i personelit – Mban lidhje të vazhdueshme me Administratorin dhe personelin e administratës së shoqërisë për dhënien e ndihmes profesionale dhe të mendimit ekonomik në dobi të rritjes së efektshmerisë së veprimtarisë dhe të zbatimit të dispozitave ligjore.

Vleresim per zgjedhjen e menyres me fitimprurese te investimit  - Studjon dhe përpiqet të japë zgjidhje për probleme dhe cështje që dalin gjatë veprimtarisë dhe që i paraqiten nga Administrata e Shoqërise ne lidhje me vleresimin dhe mbarevajtjen e investimit. Analizon strukturën financiare, Bilancin, Pasqyrën e Të Ardhurave Dhe Shpenzimeve si edhe Cash-Flow.

Operacione mbi kapitalin – Studio ndjek dhe jep sugjerime në lidhjet me praktikat dhe procedurat për ndryshimet e kapitalit. Ajo bashkëpunon me studio ligjore te mirenjohura per mbeshteje juridike specifike.

Menaxhimi I Rriskut

Personeli i HAT FInance punon me klientët për të menaxhuar më mirë rrezikun ndërkohë që zbulon mundësi të reja qe shfaqen për të rritur vlerën. Me ekspertizë të thellë në fushë dhe eksperiencë praktike të industrisë profesionistët tanë të riskut kanë një qasje shumë bashkëpunuese për të ofruar shërbime në një gamë të gjerë të disiplinave të organizimit dhe menaxhimit të rrezikut të korporatave, duke përfshirë: Auditimin e brendshëm, Manaxhimi i rriskut te shoqerise, Rregullimin dhe Pajtueshmerine, Ndryshimet Organizative si dhe Rrezikun e paleve te treta.

Sherbime te Tjera

Për të gjitha shoqeritë ne ofrojmë shërbime të tjera të specializuara në fusha të tilla si:

- Trajnime sipas specifikave të cdo shoqërie
- Sherbime te tjera te lidhura me shoqerite tregtare, si: ndarje, bashkim,perthithje, administrim, likujdim, falimentim; rritje dhe zvogelim kapitali; hetime te posacme, perfaqesim ne ceshtje gjyqesore 2 qe" kerkojne nje ekspertize kontabile ose fiskale, tregtare, ekonomike etj.
- Rritje kapitali (në kontribute në natyrë ose me para);
- Rishikime investigative;
- Këshillime për fillim aktiviteti tregtar;
- Perfaqesimi i njesive ekonomike si per qellime tatimore, gjyjgesore apo kundrejt paleve te treta.
- Organizimi i kurseve te trajnimit profesional ne fushen e kontabilitetit, finances e te administrimit financiar.
- Realizimin e kontratave, marreveshjeve, ortakerive shoqerive te perbashketa apo formave te tjera te lejuara nga legjilacioni shqiptar, me persona fizike dhe juridike, shqiptar ose te huaj, per te realizuar operacione tregetare dhe veprimtari te ndryshme qe jane te nevojshme dhe me interes per shoqerine si dhe per cdo lloj aktiviteti qe do ti sherbeje realizimit te objektit.
- Ofrimi i sherbimeve te mbajtjes se selise per njesi te tjera ekonomike, etj.