Slider

Të reja dhe publikime

UDHËZIM Nr. 27, datë 9.10.2019 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 26, DATË 4.9.2008 “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

UDHËZIM
Nr. 27, datë 9.10.2019

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME
NË UDHËZIMIN NR. 26, DATË 4.9.2008
“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË
NDRYSHUAR

Në zbatim të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 9975, datë
28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar,
ministri i Financave dhe Ekonomisë,

UDHËZON :

Në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 2.8.2, togfjalëshi “25 lekë/kg”, zëvendësohet me togfjalëshin “10 lekë/kg”.
2. Në paragrafin 2.8.8.1 bëhen këto ndryshime: -Kudo në përmbajtje togfjalëshi “taksa 25 lekë” zëvendësohet me togfjalëshin “taksa 10 lekë”.
-Paragrafi i tretë i katërt dhe germat “a”, “b” dhe “c”, shfuqizohen dhe shtohen paragrafët “a”, “b”, “c” dhe “d” me përmbajtjen e mëposhtme:“a) lëndët e para në forma primare apo artikujt e tjerë të importuar, të përfshira në kodet nga 3901 deri 3914 të NKM-së, të cilat përdoren si plotësues teknologjik, lëndë të para aditive (agregate lidhëse), apo si material për prodhimin e produkteve që nuk kategorizohen si artikuj plastikë. Taksa për lëndët e para në forma primare apo artikujt e tjerë të importuar do të aplikohet vetëm nëse materialet/artikujt e prodhuar nga këto lëndë të para janë subjekt i llogaritjes së taksës nërast se këto materiale/artikuj do të importohen;
b) lëndët e para në forma primare për prodhimin e polisterolit (EPS expanded polysterene), të përfshira në kodet nga 3901 deri 3914 të NKM-së, importimi i paneleve, pllakave të polistirenit (XPS extruder polystyrene), të përfshira në kodet 3920 30 00–prej polimereve të stirenit dhe 3921 11 00 ––prej polimereve të stirenit, si dhe profileve PVC për prodhimin e dyerve dhe dritareve, të cilat përfshihen në kodin 3916 20 00 –prej polimereve të vinil kloridit, të NKM-së, artikuj të cilët përdoren në industrinë e ndërtimit në funksion të eficiencës së energjisë;
c) lëndët e para në forma primare për prodhimin e sfungjerëve të përfshira në kodet nga 3901 deri 3914 të NKM-së, si dhe importimi i sfungjerit, të klasifikuar në krerët 3920 –pllaka, fleta, filma, krisafe dhe shirita të tjerë, prej plastike, jocelulare dhe jo të përforcuara, jo të laminuara të pambështetura apo të pakombinuara në mënyra të ngjashme me materiale të tjera dhe 3921–pllaka, fleta, filma, krisafe dhe shirita të tjerë, prej plastike.Importimi i artikujve të cilët përdoren në industrinë e mobilierisë të klasifikuara në krerët 3920 –pllaka, fleta, filma, krisafe dhe shirita të tjerë, prej plastike, jocelulare dhe jo të perforcuara, jo të laminuara, të pambështetura apo të pakombinuara në mënyra të ngjashme me materiale të tjera dhe 3921–pllaka, fleta, filma, krisafe dhe shirita të tjera, prej plastike, nënkreun 3926 30 --përshtatjet për mobilieritë dhe kodin 3926 90 97-----të tjera.
d)lëndët e para në forma primare me përmbajtje proteinike të forta të përfshira në kodet nga 3901 deri 3914 apo materialet celuzoike, sipas kodit 3917 10 –zorrë artificiale (mbajtësit e sallamit) prej proteinave të forta apo prej materialeve celulozike të NKM-së, të cilat përdoren në industrinë e prodhimit të sallameve.”.
3. Në paragrafin 2.8.8.2 bëhen këto ndryshime:-Paragrafi “e” shfuqizohet.-Në paragrafët “e” dhe “f”, paragrafi “tremujore dhe”, shfuqizohet.
4. Në paragrafin 2.8.9, bëhen këto ndryshime:-Kudo në përmbajte të këtij paragrafi, pas togfjalëshit “për ambalazheve prej plastike/qelq” shtohet togfjalëshi “lëndën e parë, si dhe materialet/artikujt prej plastike”;-Në paragrafin e parë, në paragrafin e dytë emërtuar “a” dhe paragrafin e katërt, fjala “e/ të ambalazhit”, hiqet.
5. Në paragrafin 2.8.9.1, pas germës “i”, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:“Nëse dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë, administrata doganore kërkon me shkrim dokumentacionin e munguar, brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës.Pas depozitimit të dokumentacionit të kërkuar sipas këtij paragrafi, administrata doganore njofton me shkrim, brenda 7 ditëve, tatimpaguesin mbi aplikimin e dorëzuar”.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


MINISTËR I EKONOMISË
DHE FINANCAVE
Anila Denaj