Slider

Të reja dhe publikime

Ligji 30/2019 date 17.06.2019 "Për regjistrimin e biznesit", të ndryshuar

Ligji 30/2019 date 17.06.2019
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007,
“PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:

Neni 1
Në nenin 22, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:
“4/1. Aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit juridik bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes së rrethanës faktike të ndryshimit të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji.”.

Neni 2
Në nenin 26, pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3.Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet bashkërisht nga të gjithë themeluesit ose nga administrator i shoqërisë kur autorizohet, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimet e tjera bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimin e veprimeve juridike, me të cilat lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet mund të kryhet, gjithashtu, dhe nga anëtari, ortaku apo aksionari, të cilit ato i përkasin, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre.”.

Neni 3
Në nenin 74, pas pikës 3 shtohen pikat 3/1 dhe 3/2 me këtë përmbajtje:
“3/1. Mosrespektimi i detyrimit të përcaktuar në pikën 4/1, të nenin 22, të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. 3/2. Mosrespektimi i detyrimit të përcaktuar në pikën 4, të nenit 43, të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.”.

Neni 4 Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.6.2019
Shpallur me dekretin 11212, datë 4.7.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Botuar ne F.Zyrtare 99/2019
Dale nga shtypi 10.07.2019