Slider

Shërbime Fiskale

Tax Services, HAT Finance

Shërbime Fiskale

Konsulencat fiskale zgjidhin objektivat dhe nevojat e cdo klienti, duke ndihmuar ata të barazpeshojnë përfitimet me pajtushmërinë me ligjet në fuqi. Nga këndvështrimi i sipërmarrësit, cdo pagesë taksash përfaqëson një shpenzim. 

Duke konstatuar një rritje të rolit kërkues të autoriteteve tatimore dhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionit tatimor, drejtimi i shoqërive përballet me një përgjegjësi të larte e cila kërkon që ata të shfaqin një njohje të mirë të regullave, që ndonjëherë janë te shumë të komplikuara, në mënyre që të llogarisin dhe paraqesin saktësisht taksat e shoqërive që ata drejtojnë. 

Konsulence fiskale e zakonshme – Informon dhe instrukton ndërmarjet dhe profesionistet ne lidhje me ceshtje te ndryshme qe lidhen me legjislacionin fiskal. Azhornon subjekte me ndyshimet ne kuadrin ligjor si edhe pergatit buletine informuese per klientet e saj. Ndihmon subjektet per gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve te ndryshme te lidhura me TVSH si edhe taksa te tjera. Ne ndihmojnë klientët në shqyrtim, përgatitjen dhe paraqitjen e kthimit të taksave për biznesin dhe individët.

Deklarimet tatimore – Studio ndjek per klientet e saj, te gjitha procedurat e plotesimit si edhe deklarimit te detyrimeve ne lidhje me TVSH, Sigurime Shoqerore dhe Shendetsore, Tatimin mbi fitimin dhe Akcizen etj. Te gjitha deklarimet behen nen supervision e Kontablit te Miratuar, per te studiuar profilin si edhe per te realizuar maksimalisht avantazhet fiskale.

Informacion mbi lehtesirat fiskale – Studion legjislacionin fiskal si edhe ndjek politikat shteterore ne lidhje stimulimin e aktiviteteve te caktuar si dhe  lehtesirat fiskale. Bashkepunon me Institucione te ndryshme studimore per njohjen dhe evidentimin e praktikave lehtesuese per sektore te ndyshem te ekonomise.

Administrim, perfaqësim ne lidhje me mosmarrveshjet me administraten tatimore – Ndihmon në interpretimin e legjislacionit fiskal per subjektet te cilat kane mosmarrveshje me administraten tatimore. Asiston dhe ndihmon ne procesin e ankimit prane Zyres se Apelimit Tatimor. Ofron këshilla strategjike mbi taksat dhe ofron strategji efektive ne lidhje me problemet me tatimet.

Konsulence mbi problematikat fiskale, kontabile dhe bilancin - Studio ka një eksperiencë të gjerë në fushat e korporatave, partneriteti, besimi, e financave publike dhe individuale në të gjitha nivelet e taksimit. Shërbimet kanë për qëllim dhënien e sigurisë të arsyeshme mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadrin e taksave pikëpamje dhe marrjen e masave parandaluese kundër shkelje e taksave dhe shmangien e pasoja serioze.

    Ekipi i taksave ka eksperiencë për të ndihmuar shoqërite në fushat e mëposhtme:
  • Llogaritjen e paraqitjen e taksave të shtyra;
  • Llogaritjen dhe paraqitjen e taksave të vitit;
  • Tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH);
  • Tatimin mbi të ardhurat personale;
  • Keshilla për aplikimin e marrëveshjeve për tatimin e dyfishtë;
  • Këshillim gjatë kontrollit tatimor dhe apelimin e raporteve të kontrollit tatimor;
  • Interpretimin e cështjeve të dyshimta tatimore

Materiale të dobishme:

Ligj Nr.86 "Per Taksat Kombetare", Te Ndryshuar

Ligj Nr.85 "Per Tatimin Mbi Vleren e Shtuar", Te Ndryshuar

Akt Normativ Nr.4, "Per Tatimin Mbi Vleren e Shtuar", Te Ndryshuar

Ligj Nr.84 "Per Tatimin mbi te Ardhurat", Te ndryshuar

Akt Normativ Nr5 "Per Tatimin mbi te Ardhurat", Te Ndryshuar

Ligj Nr.83  "Per Procedurat Tatimore", Te Ndryshuar

Akt Normativ Nr.7, "Per Sigurimet Shoqerore", Te Ndryshuar 

Ligj Nr.74 "Per Sistemin e Taksave Vendore", Te Ndryshuar 

Administrata Tatimore një klik larg Tatimpaguesve Shërbim dhe Pagesa Online

Afati i ruajtjes se dokumentacionit dhe mbajtja e kontabilitetit për qëllime tatimore

Dhënia në përdorim e aktiveve të veprimtarisë

Dokumentimi dhe mbajtja e të dhënave nga tatimpaguesit e Biznesit të Vogël

E drejta e zbritjes së TVSH-së së kompensuar, për prodhuesit bujqësorë, që përfitojnë nga skema

Fatura tatimore, deklarimi dhe norma e kompensimit për fermerët përfitues nga skema

Furnizimet e tatueshme

Kategoritë e punonjësve për efekt të deklarimit, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Kushtet e përfitimit nga skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar

Mënyra e deklarimit, afatet dhe paraqitja e deklaratave tatimore

Për TVSH

Qiraja financiare, rregulla për t’u zbatuar

Regjistrimi dhe çregjistrimi për TVSH-në i personit të tatueshëm

Si te sigurohemi? Kontributet e detyrueshme te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore

Skema e kompensimit e prodhuesve bujqësorë